VIDEO/ Çudia në Poloni, portieri kap topin me dorë dhe nuk ndëshkohet

schedule20:17 - 16 Qershor, 2020

schedule 20:17 - 16 Qershor, 2020

Podbeskidzie ka arsye të ankohet, pas barazimit 2-2 të arritur ditën e sotme me Puszcza. Kryesuesit e kampionatit polak, në divizionin e dytë, shënuan të parët, por miqtë i barazuan në minutën e 26-të dhe dy minuta më vonë u bë protagonist arbitri i takimit.

Portieri i Puszcza, Karol Niemczycki, pas një topi të kthyer nga një prej mbrojtëse, del nga porta dhe jashtë zonës së tij. Fati i keq i tij deshi që të rrëshqiste dhe e kapi topin me dorë. Të gjithë prisnin që të ndëshkohej me karton të kuq, por nuk ndodhi kështu.

Arbitri mendoi që të mos e ndëshkonte fare, duke parë edhe largësinë e sulmuesit të Podbeskidzie. Vendasit protestuan, por vendimi ishte marrë.

Miqtë shënuan në fundin e pjesës së parë golin e epërsisë, por nuk ia dolën të fitojnë, pasi kryesuesit e kampionatit barazuan 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të ndeshjes.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!