Cristiano Ronald në J Village, pas 72 ditësh. Sulmuesi portugez do të zhvillojë testet mjekësore, para se të nisë stërvitjen. Ylli i Juventusi, dy javë më parë la Madeira dhe zbarkoi në Torino me avionin e tij provat. Më pas zbatoi rregullat e autoriteteve, duke qëndruar për 14 ditë i izoluar.
Gjatë qëndrimit në Portugaliu, për rreth dy muaj, ai u stërvit në palestrën e tij, ndërkohë që tani është koha për të zbritur në fushë. Kjo do të ndodhë kur të kalojë testet në J Medical, që do t’i zhvillojë ditën e sotme.
#Juve, l'arrivo di #CristianoRonaldo alla #Continassa [@NicolaBalice] pic.twitter.com/phKMFe127d
— calciomercato.com (@cmdotcom) May 19, 2020
Më pas mund të zbresë në Continassa me pjesën tjetër të skuadrës. Bardhezinjtë duan të fitojnë titullin kampion në fushë dhe presin që autoritetet të konfirmojnë datën e rifillimit të Serie A. Veç titullit, objektiv mbetet Champions League, që është një fiksim i CR7 dhe gjithë bardhezinjve. /abcnews.al