Rikthimi i stërvitjeve me grupe të plota, sjell dhe momente gazmore pafund. Episodet qesharake, nuk kanë munguar as në stërvitjen e sotme të Juventusit, ku protagonistë ishin dy yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
Në ushtrimin “rondo”, ku futbollistët duhet ta pasojnë topin me një prekje dhe një futbollist është në mes, Cristiano Ronaldo e ka pësuar. Ishte ylli portugez ai që duhet të fitonte topin, ndërsa Dybala&Co, po bënin pasime të shpejta.
Një top futet mes këmbëve të Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që Dybala të shpërthejë në të qeshura, si dhe të duartrokasë shokun e tij që turpëroi yllin portugez. Një video për të mos u humbur…/abcnews.al
Dybala’s reaction vs. Ronaldo’s reaction ? pic.twitter.com/5keK6ZKI4r
— B/R Football (@brfootball) May 21, 2020