VIDEO/ CR7 thyen Lazion, vetëm matematika i mohon festën Juventusit

schedule23:55 - 20 Korrik, 2020

schedule 23:55 - 20 Korrik, 2020

Është mbyllur kryendeshja e javës së 34-të në Serie A, mes Juventusit dhe Lazios. Ishin bardhezinjtë e Sarrit ata që triumfuan me rezultatin 2-1, duke shkuar +8 nga Interi i vendit të dytë dhe +9 nga Atalanta e vendit të tretë.

Me katër ndeshje të mbetura, vetëm matematika nuk i lejon lojtarët e “Zonjës së Vjetër” të festojnë titullin e radhës në Serie A. Të tre golat në këtë takim, u shënuan në pjesën e dytë. Cristiano Ronaldo, ylli portugez, shënoi dy herë.

Fillimisht, CR7 shënoi në minutën e 51-të me penallti, ndërsa tre minuta më vonë, gjeti golin e dytë personal, pas një asisti të Paulo Dybalas. Golin e vetëm për Lazion e shënoi Immobile me penallti./abcnews.al

GOLAT/ JUVENTUS – LAZIO  2-1

Serie A, java 34

Juventus – Lazio  2-1
Ronaldo (p) 51’ 54’ / Immobile (p) 83’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!