VIDEO/ CR7 i sfidoi të gjithë, tani e “turpëron” atletja afrikane

schedule14:18 - 7 Prill, 2020

schedule 14:18 - 7 Prill, 2020

“Living Room Cup”, kështu e ka quajtur Cristiano Ronaldo sfidën e re ku fton sportistët të bëjnë sa më shumë muskuj barku për 45 sekonda. Sigurisht portugezi e nisi vetë sfidën dhe ia doli të bënte 142.

Rekordin ia theu direkt shoku i skuadrës, Blase Matuidi. Francezi bëri dy pompa më shumë. Një ditë më parë sfidën e pranoi edhe Erling Haland, i cili kreu 124 pompa për 45 sekonda.

Tashmë në sfidën e nisur nga CR7 ka një rekord të ri dhe është vendosur nga Caster Semenya, dy herë kampionia Olimpike në garën e 800 metrave. Ajo ka kryer 176 pompa barku për 145 sekonda. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!