VIDEO | Çokaj shënon supergol, Lok. Zagreb arrin gjysmëfinalet

schedule19:02 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 19:02 - 3 Dhjetor, 2019

Është mbyllur takimi çerekfinal mes Sibenik dhe Lokomotivës së Zagrebit, me fitoren 0-4 të ekipit kryeqytetas. Ishte Myrto Uzuni ai që shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 27-të.

Golin e Uzunit e asistoi i riu Tuci, i cili po ashtu bëri një ndeshje të mirë. Goli i dytë për Lokomotivën u shënua nga Karacic në minutën e 48-të, ndërsa në të 82-ën, shqiptari tjetër, Enis Çokaj, shënoi supergol. Nga një distancë shumë e largët, ish-futbollisti i Laçit shënon një gol shumë të bukur, duke çuar shifrat në 0-3.

Lokomotiva shënoi dhe njëherë tjetër në sekondat e fundit dhe triumfoi pastër 0-4. Me këtë fitore, ekipi i futbollistëve shqiptarë arrin gjysmëfinalet e Kupës së Krocisë./abcnews.al