Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, ku ka mbajtur edhe fjalën e tij në lidhje me rezolutën e paraqitur nga PS kundër raportit të Dick Marty.
Por ajo që ra në sy, ishte një episod i Bashës me Enkelejd Alibeajn.
Watch on TikTok
Ish-kryedemokrati ishte ulur pas kryetarit të grupit parlamentar dhe në një moment shihet teksa i jep udhëzime.
Ndërkohë, menjëherë pas debatit me kryetaren e Kuvendit, Alibeaj foli me Bashën dhe kërkoi fjalën për procedurë. /abcnews.al