Erdon Daci i shënoi dy gola gjigantit turk Galatasaray dhe në fund iu gëzua fitores me rezultatin 4-3. Futbollisti i Konyaspor foli pas ndeshjes për mediat turke dhe veç stafit teknik falënderoj edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshin.
“Jam shumë i lumtur. E rëndësishme është që morëm 3 pikët kundër një rivali si Galatasaray. Dua të falënderoj trajnerin, pasi ai më beson edhe nëse luaj keq.
Nuk doja t’ua hidhja poshtë besimin e dhënë. Shënova dy gola dhe ia dedikoj vëllait tim, Alper Uludag”, tha fillimisht Daci, sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për moshat e Maqedonisë së Veriut.
Më pas ai foli edhe për Sokol Cikalleshin: “Cikalleshi është një lojtar luftëtar dhe më ndihmoi shumë. Mund të them se shënova dy golat falë tij”. /abcnews.al