2-2, 122 minuta futboll dhe 24 penallti të goditura. Milani ia del të eliminojë Rio Aven në Portugali mes vështirësive të shumta, duke siguruar kualifikimin në grupet e Europa League.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, teksa fraksioni i dytë nisi me avantazhin e Milanit. Goditje e saktë e Alexis Saelemaekers dhe goli i dytë me kuqezinjtë në total për 21-vjeçarin belg.
Vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 72-të. Gol i bukur i Francisco Geraldes dhe takimi në shtesa. Rio Ave nuk ndalet dhe gjen golin e avantazhit në minutën e parë të shtesave.
Diagonale e saktë e Dala Gelson, topi i angolezit në rrjetë dhe festë në kampin portugez. Kuqezinjtë e Piolit u hodhën në sulm dhe fituan një penallti në minutën e 122-të.
https://streamable.com/bn5jjb
Ekzekutimin e mori përsipër Hakan Calhanoglu. Rrjetë e turkut dhe sfida në shtesa, aty ku kishte emocione drithëruese. 24 goditje dhe në fund festuan kuqezinjtë e Stefano Piolit. /abcnews.al