Kampionati i basketbollit në Amerikë është futur në fazën më të ngarkuar dhe të gjitha skuadrat janë në ritme maksimale. Yjet e NBA vazhdojnë të dhurojnë spektakël dhe të arrijnë limite që deri pak vite më parë, dukeshin absurde.
Fenomeni i momentit është padiskutim gjiganti Giannis Antetokounmpo. Basketbollisti i Milwaukee Bucks bëri një ndeshje të shkëlqyer mbrëmë përballë LA Lakers, duke arritur shifra të frikshme. 34 pikë, 11 topa në tabelë dhe 7 asiste.
Giannis ishte njeriu më i mirë i takimit dhe ndihmoi ekipin e tij të marrë një fitore të rëndësishme përballë një prej skuadrave më të mëdha në botë. 25-vjeçari është sërish favorit për t’u shpallur MVP i sezonit dhe te skuadra e Milwaukee, Giannis po përfiton më në fund aq sa të gjithë basketbollistët elitarë, më shumë se 25 milionë dollarë në sezon./abcnews.al
? @Giannis_An34 buries a CAREER-HIGH 5⃣ 3-pointers to lead the @Bucks past LAL and to the best record (25-4) in the NBA!
34 PTS | 11 REB | 7 AST | 5 3PM pic.twitter.com/v2pRI2m9Ry
— NBA (@NBA) December 20, 2019