VIDEO | Çmenduri në “Mapei Stadium”, Sassuolo dhuron spektakël

schedule21:36 - 8 Nëntor, 2019

schedule 21:36 - 8 Nëntor, 2019

Sassuolo-Bologna ngre siparin e javës së 12-të në Serie A dhe kjo sfidë, ka nisur me spektakël. Vendasit e Sassuolos kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 34-ët, pas një aksioni spektakolar. Të besuarit e De Zerbi nisën një sulm të shpejtë nga krahu i djathtë. Berardi dhe Locatelli kombinuan me njëri-tjetrin, me këtë të fundit që pasoi për Caputo.

Goditja e sulmuesit u prit fillimisht nga portieri dhe topi dukej se do të përfundonte në goditje nga këndi. Megjithatë, Boga e mbajti brenda vijave dhe pasoi për të Djuric. Sulmuesi bën një kthesë të shkëlqyer me roveshatë dhe asiston për Caputo, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë me të majtën. Aksion fantastik./abcnews.al

Serie A, java 12

Sassuolo – Bologna  1-0
Caputo 34′