Hollandezët e AZ Alkmaar duket e kanë nisur me shumë vrull përballjen e dytë në çerek-finalet e Conference League, teksa pas minutës së 14′-të udhëheqin me rezultatin 2 me 0 duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2 me 2.
Goli i parë erdhi në minutën e 5′-të të sfidës me grekun Vangelis Pavlidis, i cili shënon mrekullisht një 11-metërsh të akorduar nga arbitri italian Davide Massa. Pas këtij goli vetëm 9 minuta më vonë Pavlidis merr një pasim fantastik nga danez Odgaard, duke e çuar kështu rezultatin në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i parë:
Goli i dytë: