Manchester United nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë në fushën e Sheffield United, edhe pse shënuan plot tre gola. “Djajtë e Kuq” e nisën takimin shumë keq dhe e panë veten në disavantazh të dy golave.
Mesfushori Fleck dhe sulmuesi Mousset shënuan për Sheffield, duke shokuar të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer. Megjithatë, reagimi i United nuk do të vononte dhe në vetëm 7 minuta, arrijnë të shënojnë 3 herë, duke përmbysur gjithçka.
Williams, Greenwood dhe Rashford shënuan për “Djajtë e Kuq” dhe mendohej se do të largoheshin me tre pikë nga “Bramall Lane”. Mirëpo, Sheffield nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe shtatlarti skocez, Olliver McBurnie shënoi golin e barazimit 3-3 në sekondat e fundit të sfidës./abcnews.al
Premier League, java 13
Sheffield – Man. United 3-3
Fleck 20′, Muosset 55′, McBurnie 90+2′ / Williams 72′, Greenwood 77′, Rashford 79′