Ndeshja mes Liverpoolit dhe Salzburgut parashikohej si një fitore e thjeshtë e vendasve, por të besuarit e Klopp triumfuan me shumë vështirësi 4-3. Salzburgu bëri një ndeshje të madhe, por nuk ia doli t’iu marrë pikë kampionëve në fuqi.
Mane shënoi që në minutën e 9-të të takimit, ndërsa Robertson (25’) dhe Salah (36’) trefishuan shifrat. Chan në minutën e 39-të çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-1. Në pjesën e dytë, ndodhi surpriza e madhe.
Brenda 4 minutave (56’ 60’), Salzburgu arriti të barazojë. Fillimisht, ishte Minamino që shkurtoi diferencat, ndërsa talenti Haaland barazoi gjithçka. Megjithatë, festa e miqve do të zgjaste shumë pak, pasi Salah do të rikthente Liverpoolin në avantazh dhe do t’i jepte një fitore të vuajtur./abcnews.al
Champions League
Liverpool – Salzburg 4-3
Mane 9′, Robertson 25′, Salah 36′ 69’ / Chan 39′, Minamino 56’, Haaland 60’