VIDEO/ Çmenduri në “Anfield”: 5 gola për 33 minuta, Liverpool-Leeds është spektakël

schedule19:07 - 12 Shtator, 2020

schedule 19:07 - 12 Shtator, 2020

Ndeshja Liverpool-Leeds United ka nisur në mënyrë spektakolare. Kampionët e Anglisë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit në ndeshjen e parë të sezonit 2020/2021. Momo Salah ktheu në gol një penallti në minutën e katërt, ndërsa miqtë gjetën golin e barazimit tetë minuta më vonë.

Dalje e shpejtë e djemve të Marcelo Bielsës, Jack Harrison mori një top të gjatë nga Philips, e stopoi bukur, dribloi dy mbrojtës të “The Reds” dhe mposhti Alisson me një gjuajtje të fortë.

Gjithsesi, gëzimi i Leeds zgjati pak, pasi Virgil Van Dijk riktheu vendasit në avantazh në minutën e 20-të. Mbrojtësi holandez shfrytëzoi një kros të Robertson nga goditja e këndit dhe mposhti me kokë portierin mik.

Goli i pësuar karikoi Leeds, që shënoi një sërish në minutën e 30-të. Gafë e Van Dijk dhe Patrick Bamford përfitoi, duke mos gabuar përballë brazilianit Alisson. Barazim i përkohshëm, pasi Momo Salah kaloi për herë të tretë përpara Liverpool tre minuta më vonë.

Ylli egjiptian lëshoi një “predhë” me të majtën dhe topi në trekëndësh. Ndeshje e çmendur në “Anfield”, pesë gola brenda 33 minutave dhe 3-2 për kampionët e Jurgen Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!