Një tifoz është përjashtuar përjetësisht nga garat e Formula 1 pasi sulmoi dy tifozë të Ferrarit gjatë Çmimit të Madh të Meksikës të dielën.
Tifozi ishte mbështetës i Sergio Perez të Red Bull, ku piloti në fjalë duhej largohej nga pista pasi në xhiron e parë të garës, u përplas me Charles Leclers të Ferrarit dhe makina e tij pësoi dëme të konsiderueshme.
Kjo situatë bëri që tifozi në fjalë të shfrynte nervat e tij mbi tifozët e Ferrarit që ishin të pranishëm për të parë ndeshjen, duke filluar të grushtonte ata.
Më pasi ai u neutralizua dhe u nxorr nga pista e Autodromo Hermanos Rodriguez nga sigurimi. Formula 1 më vonë deklaroi se tifozit i është dhënë një ndalim i përjetshëm./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram