Manchester City ka arritur të marrë një fitore ndaj Newcastle me rezultatin 2-0, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e FA Cup.
Të dy golat e sfidës janë shënuar në pjesën e parë, ku stadiumi “Etihad” ka shijuar festën. Për City, autori i të dy golave ishte portugezi, Bernardo Silva.
Fillimisht, Bernardo Silva gjeti golin e parë në minutën e 13’, ndërsa të dytin në minutën e 31’. Kaq ka mjaftuar për skuadrën e Guardiola që të siguronte biletën për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni./ h.ll/abcnews.al