Është mbyllur takimi mes Akhirsaspor dhe Menemespor, i vlefshëm për kategorinë e dytë të Turqisë. Në fushë, startuan titullarë plot 3 shqiptarë. Cikalleshi udhëhoqi sulmin për vendasit, ndërsa Selmani dhe Domgjoni startuan nga minuta e parë për Menemespor.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një nga golat e këtij takimi, që u mbyll i barabartë 2-2. Bomberi kuqezi dribloi dy herë brenda zonës Domgjonin, si dhe ndëshkoi Selmanin në shtyllën e largët. Ky gol i Cikalleshit, çoi shifrat në 2-0 në minutën e 76-të.
Megjithatë, Menemespor nuk u dorëzua dhe në 14 minutat e mbetura, ia doli të marrë një pikë në transfertën e vështirë. Golat nga Yildrim dhe Boztepe vendosën rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al
Turkey 1 Lig
Akhirsaspor – Menemespor 2-2
Aiyk 2′, Cikalleshi 67′ / Yildrim 78′, Boztepe 89′
Sokol Cikalleshi’nin golü ???#akhisarspor #gol pic.twitter.com/RrBkHJmYIZ
— akhisarsporlu (@greenholigan7) February 10, 2020