Solol Cikalleshi duket se nuk ka të ndalur në këtë sezon të Ligës Profesionale të Arabisë Saudite, me “bomberi” e Kombëtares shqiptare, që ka arritur të shënojë mbrëmjen e sotme për skuadrën e tij Al-Khaleej, në transfertën e vështirë të Al-Feiha.
“Legjionari” përktheu në mënyrë fantastike në gol, një 11-metërsh të akorduar nga arbitri në minutën e 23’-të të sfidës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, avantazhi që u mbajt deri në fundin e pjesës së parë dhe tashmë shpresojnë për një fitore, me skuadrën e Al-Khaleej që gjendet në vendin e parafundit në kampionat dhe ndodhet pranë rënies nga kategoria.
Ndërkaq, kujtojmë se për “bomberin” kavajas, ky ishte goli i 8-të në këtë edicion të Kampionatit saudite, ku gjithashtu ka dhuruar dhe 1 asist në 22 ndeshjet e luajtuara për arabët këtë sezon. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: