VIDEO/ Çifti filmohet duke bërë seks në plazh, a do t’i shpëtojnë gjobës?

schedule10:36 - 23 Shtator, 2022

schedule 10:36 - 23 Shtator, 2022

Një çift i shfrenuar në Kolumbi , i cili kryente marrëdhënie seksuale në publik në një plazh , ndërsa fëmijët e vegjël ndodheshin aty, po përballen me një gjobë nga autoritetet.

Ngjarja, e cila u kap në video nga dëshmitarët okularë, ndodhi në plazhin e rajonit Puerto Colombia të Kolumbisë, ku raportet pretendojnë se edhe kur çifti kuptoi se po regjistroheshin, ata vazhduan aktin e dashurisë sikur asgjë të mos ndodhte.

“Shiko se po e bëjnë” dëgjohet duke thënë dëshmitari okular që regjistroi çiftin e pandalshëm duke pyetur veten nëse ishin nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Çifti është parë duke bërë seks në mes të oqeanit Kolumbian. Sipas ligjit kolumbian , çifti i kapur nga autoritetet e vendit mund të paguajë një gjobë deri në 120 dollarë.

Megjithatë, videoja ndau përdoruesit e rrjeteve sociale me disa që kritikojnë sjelljen e çiftit dhe të tjerë duke i mbrojtur ata. “Aktet seksuale nuk lejohen në publik”, ka shkruar një përdorues në Twitter, “ka fëmijë në plazh, kjo duhet bërë privatisht dhe jo në rrugë”, komentoi një i dytë. “Çfarë ligji kanë shkelur? Ata janë në ujë dhe ju nuk mund të shihni saktësisht se çfarë po bënin. Pse të mos i regjistrojnë edhe vrasjet”, ka mbrojtur çiftin një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!