VIDEO/ Champions: Uzuni thyen i vetëm Prishtinën, Shkëndija çmontohet nga Mura

schedule21:51 - 13 Korrik, 2021

schedule 21:51 - 13 Korrik, 2021

As Prishtina e as Shkëndija e Tetovës nuk kanë mundur të festojnë dot, pasi janë mposhtur edhe në ndeshjet e dytë të turit të parë të Champions League.

Kampionët e Kosovës kishin humbur në Hungari me Ferencvaros 0-3 dhe nuk është se kishte shumë shpresa, edhe pse provuan të bëjnë diçka. Para Myrto Uzunit e kishin të pamundur dhe u mposhtën 1-3.

https://streamable.com/j0s77c

Beratasi i shënoi të tre golat e kampionëve të Hungarisë. Fillimisht e zhbllokoi ndeshjen katër minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës, ndërsa Mendurim Hoti vendosi baraspeshën.

https://streamable.com/zmwo5p

Uzuni më pas shënoi edhe dy gola të tjerë në portën e Prishtinës, që tani pret të mësojë nesër ekipin kundërshtar në turin e dytë të Conferencen League, që do të jetë një mes Connah’s (Uells) dhe Alashkert (Armeni).

https://streamable.com/30k0mk

SHKËNDIJA – Kampionët e Maqedonisë së Veriut u çmontuan 5-0 nga Mura kampione e Sllovenisë. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka nuk shënoi dot me Doriev dhe Alimin, ndërsa Bobicanec nuk i fali, duke i ndëshkuar dy herë në pjesën e parë.

Krivak u ndëshkua me karton të kuq dhe për Shkëndijën u bë edhe më e vështirë. Klepac, dy herë, dhe Kous shënuan edhe tre gola të tjerë në portën e tetovarëve, që tani duhet të mendojnë për Conference League.

Edhe në këtë kompeticion i pret një kundërshtar i vështirë si Riga, ekip që po financon shumë vitet e fundit dhe një ditë më parë zyrtarizoi në skuadër mesfushorin e Kosovës, Besar Halimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!