Champions League vijon me gjashtë ndeshjet e radhës dhe vetëm tre prej tyre janë zhbllokuar në pjesën e parë. Real Madrid është në epërsi kundër Interit, me një penallti të dyshimtë që u kthye në gol nga Hazard. Zikaltrit luajnë edhe me një lojtar më pak pas minutës së 33-të, pasi Arturo Vidal u ndëshkua me karton të kuq për protesta (i verdhi i dytë).
Edhe Bayern Munich ka shënuar që në pjesën e parë dhe protagonist është i zakonshmi Robert Lewandowski. Polaku shënoi pas një topi të gjuajtur nga Muller dhe devijuar nga portieri. Në epërsi edhe Porto, që shënoi me Sanusi pas një rrëmuje në zonën e Marseille. /abcnews.al
CHAMPIONS LEAGUE, FAZA E GRUPEVE
Ajax-Midtjylland 0-0
Atl. Madrid-Lokomotiv Moscow 0-0
Bayern Munich-Salzburg 1-0
Shënues: Lewandowski 42’
Inter-Real Madrid 0-1
Shënues: Hazard 7’ (pen.)
Liverpool-Atalanta 0-0
Marseille- Porto 0-1
Shënues: Sanusi 39’