Një pritje fantastike ka ndodhur në futbollin spanjoll. Almeria priti Gironën në sfidën e dytë gjysmëfinale për një biletë në La Liga. Ekipi mik kishte fituar 3-0 takimin e parë, ndërsa sfida e sotme u mbyll në barazim pa gola.
Festë për Gironën, që është një hap larg rikthimit në elitën e futbollit iberik. Ishte minuta e 50-të kur vendasit ishin pranë golit, por u ndalën nga një super pritje e Martin Juan Carlos.
https://streamable.com/cq9ilz
33-vjeçari shfaqi reflekset më të mira duke evituar një gol të sigurt. Arbitri kryesor e akordoi gol në fillim, por VAR-i anuloi gjithçka, vendim që lumturoi “gardianin” spanjoll. /abcnews.al