Emmanuel Adebayor është gati për aventurën e re. Sulmuesi nga Togo zgjodhi kampionatin paraguaian dhe firmosi me Olimpia Asuncion deri në fund të vitit. 35-vjeçari ka objektiv fitimin e titullit kampion, teksa mbërritja e tij ka entuziazmuar tifozët e ekipit kryeqytetas.
Ata kanë mbushur aeroportin e Asuncion për të pritur goleadorin e ri të ekipit të zemrës. Kore dhe duartrokitje për sulmuesin afrikan, i cili ka mbetur i surprizuar nga kjo mikpritje.
“Ishte ora 2 e mëngjesit kur zbarkova në Paraguaj. Shumë prej jush ishin duke më pritur në aeroport. Ju falënderoj për pritjen fantastike”, shkruan Adebayor në rrjetet sociale. /abcnews.al
SEA, It was about 2AM local time when I landed. Tons of you still showed up at the Airport. Thank you for such a great welcome in Paraguay. Merci là-bas ! ??❤️❤️❤️????⭐️✅??#GodFirst #LiveLife #MarechalSEA #teamSEA #AfricaUnited #228Forever #Lifesgood #25 #SEAAsuncion pic.twitter.com/SSSDV7Qkgk
— Emmanuel Adebayor (@E_Adebayor) February 14, 2020