Celta Vigo nuk fitonte prej 24 gushtit (1-0 kundër Valencias), teksa sot është rikthyer te fitorja. Ekipi galician triumfoi në shtëpi 1-0 përballë Athletic Bilbao, që pësoi humbjen e dytë rresht.
Ndeshja u vendos nga një gol i Iago Aspas 16 minuta përpara fundit të ndeshjes. Ky ishte goli i parë në këtë sezon në kampionat për sulmuesin e njohur.
Ky sukses e ngjit Celta Vigon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa ekipi bask mbetet në vend të shtatë me 12 pikë. /abcnews.al
Celta Vigo – Athletic Bilbao 1-0
(Aspas 74’)


