VIDEO/ Çekiçi triumfon ndaj Rashicës, Konyaspor trondit Gallatasaray-n

schedule21:45 - 17 Mars, 2023

schedule 21:45 - 17 Mars, 2023

Mesfushori Endri Çekiçi nuk u preferua nga trajneri Silvinjo, për sfidën e parë elimintore të Europianit ndaj Polonisë, ndërkohë që shqiptari ka festuar mbrëmjen e sotme një sukses madhështor me klubin e Konyasporit në turqi.

Ekipi i tij mposhti kryesuesit e Gallatasarayt me përmbysje 2-1, teksa këta të fundit vinin pas 14 triumfesh radhazi në kampionat. Ishte Milot Rashica që në minutën e 31-të gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh Gallatën, teksa pjesa e parë u mbyll me triumfin 0-1 të miqve.

Në fragmentin e dytë të lojës, djemtë e Konyaspor zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer teksa fillimisht gjetën golin e barazimit me Dikmen në minutën e 62′-të. Ndërkohë në minutën e 75-të, trajneri vendas hodhi në fushë edhe pogradecarin Endri Çekiçi, që duket se i solli fat të tijve. Në minutën 90+3 do të vinte goli i fitores për Koniasporin që mban firmën e Olgun.

Një sukses madhështor ky ndaj ekipit më të mirë të momentit në Turqi, që në 24 javë kishte pësuar vetëm 2 humbje. Me këtë triumf ekipi i Çekiçit u ngjit në vendin e 8-të. /i.m /abcnews.al 
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ogulcan Ogun 2-1: 
Goli i Soner Dikmen 1-1: 
Goli i Milot Rashicës 0-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!