Sot, ditë ndeshjesh, dhe normalisht, edhe shumë futbollistë shqiptarë që luajnë në kampionate europiane, kanë zbritur në fushë. Në Slloveni, Endri Çekiçi vazhdon të jetë protagonist për Olimpija Ljubanë.
Mesfushori i talentuar kuqezi ka dhënë asist për skuadrën e tij, duke krosuar në mënyrë fantastike nga një goditje dënimi. Mbrojtësi Daniel Kamy nuk e pati të vështirë të shënojë me kokë…
Ndërsa në Zvicër, një talent dardan ka gjetur golin e parë në elitën e futbollit zviceran. Bëhet fjalë për Mark Marlekun, vetëm 20 vjeç. Sulmuesi i Luzern shënoi një gol të bukur në takimin kundër St. Gallen./abcnews.al