Olimpija Ljubljana kishte shansin të mbyllte garën për titullin kampion në Slloveni, por dështoi në shtëpi përballe Celjes ndjekëse. Skuadra e Endri Çekiçit u mposht 0-1 dhe tani kryeson me vetëm dy pikë më shumë se Celje.
Miqtë shënuan në minutën e nëntë me anë të Lotric, teksa kishin fatin me vete në minutën e 73-të. Çekiçi kishte një shans të artë për të barazuar ndeshjen dhe për të realizuar golin e dhjetë në kampionat.
Goditja e 23-vjeçarit nga Pogradeci, u prit nga portieri i Celje dhe topi u përplas në shtyllë më pas. Fitorja e ekipit udhëtues ka hapur kampionatin dhe nëntë javët e mbetura pritet të jenë të zjarrta për objektivin titull. /abcnews.al
Čekiči – 11m ❌
Matjaž Rozman je vroč!? pic.twitter.com/3holQpKpwr
— Marko Cirman (@MarkoCirman) June 13, 2020