Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në Truqi dhe këtë herë e bën me Konyaspor, ku u transferua në verë. Pogradecari ka gjetur edhe golin e parë në ndeshje zyrtare për skuadrën e re.
Përballë është Basaksehir dhe Çekiçi ka mundur të barazojë shifrat me golin e tij në minutën e 51-të.
Mesfushori i kombëtares ka lëvizur shumë bukur në hyrje të zonës dhe ka gjetur hapësirën për të provuar kuadratin, duke lëshuar një goditje të pandalshme për portierin kundërshtar. /abcnews.al
https://streamable.com/os7540