West Ham ka shkatërruar Watford në pjesën e parë. “Çekiçët” kanë realizuar tre gola brenda 45 minutave të para në “finalen” e mbijetesës kundër “Grerëzave”.
Michail Antonio zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë. Sulmuesi 30-vjeçar realizoi me një diagonale, që nuk u prit dot nga portieri mik. Dyfishimi erdhi katër minuta më pas.
Çeku Soucek shënoi me kokë pas krosit të Bowen dhe i dha qetësinë shokëve të skuadrës. Djemtë e David Moyes nuk u ndalën dhe gjetën golin e tretë në minutën e 36-të.
Declan Rise shënoi një eurogol. Mesfushori 21-vjeçar lëshoi një “predhë” drejt portës së Watford, me portierin Foster që nuk kishte asnjë shans ta ndalonte. /abcnews.al