Edinson Cavani nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Sulmuesi është nën kontratë me PSG deri më 30 qershor, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe po qëndron pranë familjes së tij. Futbollisti nga Uruguai stërvitet individualisht, ndërkohë që nuk mungojnë edhe postimet në rrjetet sociale.
Trabajando “abdominales oblicuos”? pic.twitter.com/v2ugxpzeFP
— Edi Cavani Official (@ECavaniOfficial) June 4, 2020
Së fundmi ai ka postuar një video ku shfaqet duke prerë barin me kosë. Me shaka, Cavani shkruan se po stërvit muskujt e barkut në këtë mënyrë. Edhe Diego Forlan, shok skuadre në kombëtare me sulmuesin, ka zbuluar një tjetër aftësi.
⚽️ Prueba superada ✔️ pic.twitter.com/lqsb6odJU3
— PEÑAROL (@OficialCAP) June 5, 2020
Tashmë trajner te Penarol, së bashku me ndihmësin e tij kanë ndërtuar tabela me dërrasa, që do u shërbejnë për të praktikuar pasimet gjatë seancave stërvitore. Vetë klubi uruguaian ka publikuar një video, kur Forlan shfaqet duket treguar se si do u shërbejnë tabelat e dërrasave. /abcnews.al

