VIDEO/ Castrovilli rikthen Fiorentinën te fitorja, barazim për Werderin e Rashicës

schedule19:57 - 25 Tetor, 2020

schedule 19:57 - 25 Tetor, 2020

Fiorentina rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve. Ekipi nga Firence mposhti 3-2 në shtëpi bardhezinjtë e Udineses, duke i qetësuar disi trajnerin Iachini (rrezikon shkarkimin). Gaetano Castrovilli po bëhet gjithnjë e më shumë lideri i ekipit viola.

Golat dhe rastet e FIORENTINA-UDINESE

23-vjeçari shënoi dy herë, ku vlen të veçohet realizimi i tij i bukur në golin e dytë. Festë edhe për mbrojtësin Milenkovic, teksa ekipit friulan nuk i mjaftuan dy golat e Stefano Okaka. 7 pikë numëron Fiorentina pas javës së shtatë, ndërsa Udinese ka vetëm tre të tilla.

 

Nuk ka fitues në Werder Bremen-Hoffenheim. Takimi i luajtur në “Weserstadion” u mbyll në barazim 1-1. Maximilian Eggestein kaloi vendasit përpara në minutën e pestë, por Hoffenheim reagoi në mesin e pjesës së parë me anë të Dennis Geiger.

 

Milot Rashica u grumbullua nga trajneri Werder Bremen, por e ndoqi të gjithë sfidën nga stoli. Ylli dardan sapo është rikuperuar nga një dëmtim në gju dhe është gati të rikthehet në fushë. /abcnews.al

Serie A, java e pestë
Fiorentina-Udinese 3-2
(Castrovilli 11′, 51′, Milenkovic 21′ / Okaka 43′, 86′)
Bundesliga, java e pestë
Werder Bremen-Hoffenheim 1-1
(Eggestein 5′ / Geiger 22′)