Gola dhe emocione në “San Siro” mes Milanit dhe Bodo-Glimt. Kuqezinjtë fituan 3-2 dhe tani janë një hap larg kualifikimit në grupet e Europa League. Hakan Calhanoglu konfirmoi se është një nga lojtarët më në formë të skuadrës së Piolit.
Dygolësh fantastik i turkut, njëri më i bukur se tjetri dhe asist për rrjetën e Lorenzo Colombos. Goli i parë zyrtar me ngjyrat kuqezi për sulmuesin e talentuar 18-vjeçar. Paraqitje e mirë e Bodo/Glimt. Ekipi norvegjez kaloi i pari në avantazh më anë të Kasper Junker.
Vendasit shënuan tri herë më pas, para se Jens Hauge të shkurtonte diferencën falë një “predhe” nga jashtë zonës, Përfundimisht 3-2 për Milanin, që kualifikohet në “play-off” të Europa League.
Pas Shkëndijes eliminohet edhe Drita e Gjilanit. Kampionët e Kosovës u mposhtën 2-0 në Poloni kundër Legias së Varshavës. Të dy golat e ekipit vendas u realizuan në pjesën e parë.
https://streamable.com/zdm1ym
Pawel Wszolek ndëshkoi “Intelektualët” me kokë në minutën e 24-t, ndërsa çeku Tomas Pekhart vulosi fitoren e Legias me golin e shënuar dy minuta përpara fundit të fraksionit të parë. /abcnews.al
Europa League, raundi i tretë
Milan-Bodo/Glimt 3-2
(Calhanoglu 16′, 50′, Colombo 32′ / Junker 15′, Hauge 55′)
Legia-Drita 2-0
(Wszolek 24′, Pekhart 43′)