28 minuta i kanë mjaftuar Cagliarit për të shkatërruar Fiorentinën. Ekipi sard ka shënuar tre herë në pjesën e parë dhe tre pikëshi i radhës është i sigurt. Marko Rog finalizoi një aksion shumë të bukur, ndërsa mbrojtësi Pisacane dyfishoi shifrat me një goditje me kokë.
Më i bukur se të gjithë ishte goli i tretë. Giovani Simeone ndëshkoi ish-ekipin e tij me anë të një finte. Nainggolan dhuroi asistin dhe sulmuesi argjentinas nuk gaboi. Goli i tretë për Cagliarin, vendi i tretë në renditje dhe festë e madhe në stadium. /abcnews.al