Bylisi dhe Pogradeci kanë triumfuar në miqësoret e zhvilluara ditën e sotme. Ballshiotët luajtën në Cërrik kundër Turbinës së Kategorisë së Parë dhe fituan me rezultatin minimal 0-1.
Skuadra e Dovedan shënoi me anë të mesfushorit Donald Mëllugja, i cili ka realizuar disa herë gjatë miqësoreve. Zakonisht e ka bërë këtë përmes penalltive.
Në Pogradec pati më shumë gola, teksa vendasit thyen Korabin me rezultatin 4-1. Xhuljan Reçi i dibranëve shënoi me goditje dënimi, ndërkohë që për liqenorët realizuan Jahaj, Tako, Balla dhe Liçkollari. /abcnews.al
MIQËSORE – E diel, më 18 tetor 2020
Turbina-Bylisi 0-1
Shënues: Mëllugja
Pogradeci-Korabi 4-1
Shënues: Jahaj, Tako, Balla, Liçkollari / Reçi