Bylis e ka nisur në sulm pjesën e dytë kundër Tiranës dhe ka gjetur golin e barazimit. 45 minutat e para të sfidës së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë u mbyllën me avantazhin e miqve nga Tirana, të cilët realizuan me anë të Edon Hasanit.
Vendasit kanë rikthyer baraspeshën me anë të Valentino Muratajt në minutën e 65-të. Mesfushori përfitoi nga një top i devijuar në zonë dhe mposhti Ilion Likën. /abcnews.al
Kupa e Shqipërisë
Ndeshja e parë gjysmëfinale
Bylis-Tirana 1-1
(Murataj 65′ / Hasani 20′)