Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Burri thyen me kokë xhamin e dritares në tentativë për të përdhunuar një grua

schedule11:27 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 11:27 - 28 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e frikshme aq sa dhe e çuditshme ka ndodhur në Brazil ku një burrë ka tentuar të futet na dritarja e banesës për të përdhunuar një grua. Mediat e huaja shkruajnë se Jacques Freitas ka goditur me kokë xhamin e dritares në tentativë për t’u futur brenda përpara se të përpiqej të përdhunonte gruan.

Gruaja e tmerruar ka tentuar që të largohet drejt pishinës së jashtme ndërsa autori e ndiqte nga pas. Mirëpo, Freitas shihet teksa rrëzohet buzë pishinës nga humbja e tepërt e gjakut. Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në banesën e tij policia ka gjetur kanabis dhe lloje të tjera drogrash.

Mjekët do të përcaktojnë nëse ai ishte i droguar në momentin kur tentoi sulmin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!