Një person në Prishtinë është arrestuar nga policia pasi është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi duke dhunuar një grua,
Nga pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë, ai shfaqet me një karrocë në supermarket , e cila përplaset me atë të një gruaje e cila kalon në anë të tij. Në atë moment mes të dyve nis një konflikt fillimisht verbal që përshkallëzohet në përdorimin e dhunës nga ana e të arrestuarit tashmë nga policia.
Pavarësisht se shoqërohet nga gruaja e tij, ai nuk e ka problem të kthehet për të dhunuar një grua, duke e qëlluar disa herë me grushte derisa ajo mbrohet.
View this post on Instagram
Më pas në një tjetër video ai shfaqet duke ofenduar me zë të lartë disa gra të tjera që ndodhen në supermarket në momentin e sherrit.