VIDEO/ Burri mbjell 1.2 milionë luledielli si dhuratë për gruan e tij me rastin e 50-vjetorit martesë

schedule12:15 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:15 - 1 Gusht, 2023

Çifti Lee Wilson me Renee Wilson më 10 gusht do të festojnë 50-vjetorin e martesës dhe dhurata do të jetë 1.2 milionë luledielli.

“Ne po festojmë 50 vjet martesë më 10 gusht. Çfarë t’i bëj gruas sime pas 50 vitesh? Kam menduar shumë dhe e di gjithmonë që ajo i do luledielli. Kështu që mendova t’i mbjell këtë vit në 32 hektarë”, u shpreh Lee.

Lee, me ndihmën e djalit të tij, i mbolli në maj në fshehtësi, në mënyrë që Renee të mos e merrte vesh derisa të fillonin të lulëzojnë.

“Isha i kënaqur. Ndihem shumë i veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më e përsosur se një fushë me luledielli”, tha Rene.

Të dy kemi qenë bashkë thuajse gjatë gjithë jetës dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ne u takuam në shkollën e mesme. Ajo nuk mundi të më pranonte deri në moshën 16-vjeçare, kështu që unë e thirra atë në ditëlindjen e saj të 16-të dhe atëherë filluam të takoheshim. Takimi ynë i parë ishte në një festë e vazhdueshme,” kujton Lee.

Gjesti i tij romantik tërhoqi shumë vëmendjen e të gjithëve, me njerëz që vinin nga i gjithë shteti për të bërë foto në ‘detin’ e lulediellit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!