Liverpool marshon në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp nuk fal në “Anfield” dhe këtë herë ka likuiduar me rezultatin 2-0 skuadrën e Burnley.
Një ndeshje e dominuar nga Liverpool, që shënoi që në minutën e 18-të në portën e skuadrës mike. Diogo Jota i shtangu rivalët me një goditje me kokë, që u konkretizua me gol.
Dominimi vazhdoi dhe në fundin e pjesës së parë u desh VAR për të anuluar golin e Mohamed Salah, i cili rezultoi të kishte qenë në pozicion jashtë loje para se të realizonte.
Vetëm një gol në 45 minuta dhe normalisht me një diferencë të tillë asnjëherë fitorja nuk është e sigurt. Burnley madje edhe shënoi, por në pozicion të parregullt.
Vulën ndeshjes ia vuri Sadio Mane, pasi mori një pasim nga Salah në zonë dhe fluturimthi e çoi topin në rrjetë dhe i mbylli llogaritë. Dy ndeshje, dy fitore, Liverpool e nis kampionatin në mënyrë e duhur. /abcnews.al