VIDEO/ “Bum-Bum Boateng!”, shijoni supergolin e ganezit në stërvitje

schedule09:35 - 12 Qershor, 2020

schedule 09:35 - 12 Qershor, 2020

Kevin Prince-Boateng është një nga mesfushorët më të talentuar të gjeneratës së tij. Ganezi ka luajtur për shumë skuadra të njohura, ndërsa tashmë, aktivizohet për Besiktas në Turqi.

Boateng ka publikuar një video të shkurtër në profilin e tij zyrtar në Tëitter, aty ku ka shpalosur të gjithë klasin në stërvitje. Pasi kontrollon në mënyrë të shkëlqyer topin, Boateng lëshon një predhë.

Goditja e tij fluturimthi gjen trekëndëshin e portës dhe goli i Boateng, u shpërnda menjëherë nga të gjitha faqet e njohura sportive, duke u bërë një video virale. Gol fantastik!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!