Interi ka shënuar dy herë në dy minuta. Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, ka qenë kapiteni Marcelo Brozovic ai që ka shënuar një supergol. Ishte Candreva që insistoi nga krahu i djathtë, goditi me të majtën por topi i larguar.
Pikërisht nga ky top i larguar, Brozovic përfiton dhe gjuan fluturimthi nga një distancë e largët me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma.
Dy minuta më vonë, mesfushori Vecino shënon sërish për Interin dhe barazim në San Siro…/abcnews.al
Serie A, java 23
Inter – Milan 2-2
Brozovic 51′, Vecino 53′ / Rebic 40′, Ibrahimovic 45′