Armando Broja është i pandalshëm me Vitesse në Holandë. Sot djaloshi e nisi sërish si titullar ndeshjen ndaj Fortuna Sittard dhe sërish e la shenjën e tij.
Sulmuesi gjeti golin e dytë për Vitesse në minutën e 84-t dhe siguroi triumfin. Ylli i kombëtares sonë gjeti golin pas një krosi të Tannane nga goditja e dënimit.
Sfera kaloi gjithë pasqyrën e portës dhe Broja fitoi duelin me të gjithë dhe tundi rrjetën. Ky ishte goli i pestë i Brojës në Eredivise në gjashtë ndeshje të nisura si titullar.
Broja 2-0 pic.twitter.com/ImlVPtuXQW
— nielsdigital (@nielsdigitl) November 29, 2020
Padyshim një nga më të mirët e skuadrës së tij dhe kombëtares kuqezi. Kujtojmë që Broja është i huazuar te Vitesse deri në fund të sezonit nga Chelsea. /abcnews.al