VIDEO/ Broja e ka rregulluar shënjestrën, shpërthen me Vitesse

schedule15:08 - 18 Tetor, 2020

schedule 15:08 - 18 Tetor, 2020

Armando Broja është rikthyer i karikuar në Holandë, pasi luajti me Shqipërinë dy ndeshje si titullar kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Goli i mungoi me kuqezinjtë, por gjithsesi ngushëllohet me faktin që edhe te Vitesse e kanë përfshirë në formacion këtë herë.

Jo vetëm kaq, por edhe arrin të shënojë pas gjysmë ore lojë kundër ADO den Haag. Sulmuesi nga Malësia e Madhe nuk mund të falte nga brenda zonës, duke goditur saktë.

Ky është goli i dytë për Brojën në kampionatin holandez. Më parë ai ka ndëshkuar edhe Sparta Rotterdam. Sulmuesi te Vitesse ka kaluar me formulën e huazimit, pasi kartoni i tij zotërohet nga Chelsea. /abcnews.al