VIDEO/ “Brilantin mos ma ngacmo”, si e “respektonin” policët kushëririn e Ervis Martinajt

schedule19:03 - 18 Korrik, 2022

schedule 19:03 - 18 Korrik, 2022

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata mbetën të vrarë një ditë më parë në një atentat mafioz. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në një nga akset me më shumë lëvizje në vend Fushë Krujë-Laç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se objektiv i atentatit ishte Brilant Martinaj. Ky i fundit ishte kushëriri i Ervis Martinaj, një nga personazhet më të përfolur të botës së krimit në vend.

Brilant Martinaj ishte gjithashtu i njohur për policinë, ndërkohë që ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela. Sakaq, për këtë të fundit ka qarkulluar një video në të cilën Martinaj shihej duke biseduar me një grup policësh, të cilit i drejtoheshin atij dhe miqve të tij me fjalët: “Po njoha Brilantin…Brilantin dhe Arjanin mos m’i ngacmo”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!