Nga shumë pritej një fitore e madhe e djemve, të teknikut De Zerbi, mirëpo “Pulëbardhat” e Brighton, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1, në transfertën e “Selhurst Park”, ndaj skuadrës së Crystal Palace, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Nga një gol për çdo skuadër, fillimisht nga “fantazisti” i Crystal Palace, në minutën e fundit të pjesë së parë e më pas nga “bomberi” anglez, Danny Ëelbeck, nëminutën e 82’-të të sfidës mjaftuan, që skuadrat të kapnin nga 1 pikë, në një përballje, e cila ishte goxha e luftuar, të paktën përsa i përket ndërhyrjeve.
Falë këtij rezultati, “Pulëbardhat” e Brighton ngjiten në kuotën e 27 pikëve, duke “parakaluar” në vendin e 8-të të renditjes, “Çekanët” e Ëest Ham, si dhe duke qëndruar vetëm 1 pikë poshtë vendit të 7-të, ku ndodhen “Djajtë e Kuq” të Manchester United, ndërsa në krahun tjetër, “Shqiponjat” e Crystal Palace e mbyllin javën në vendin e 15-të të tabelës, me 18 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: