Brazili nuk ndalet, Argjentina e ndjek. Të dyja skuadrat kanë marrë fitore në transferta, me rezultatet të pastra 0-2. Skuadra e Tite regjistroi triumfin e katërt radhazi kundër Uruguait të Tabarez dhe gjithçka u zgjidh në pjesën e parë.
Arthur me një goditje jashtë zone zhbllokoi ndeshjen, kurse Richarlison me kokë më pas realizoi edhe golin e qetësisë në fundin e pjesës së parë. Në të dytën Cavani ishte protagonist me vendasit, me një karton të kuq të marrë për një ndërhyrje të rëndë në kavilje.
Te fitorja u rikthye edhe Argjentina, që renditet në vendin e dytë me 10 pikë. Kundër Perusë ndeshja u zgjidh shpejt, pasi Gonzalez dhe Martinez shënuan dy herë deri në minutën e 28-të dhe i dhanë fitoren kombëtares së tyre.
Në orët e para të ditës së sotme u luajt edhe Paraguai-Bolivi që u mbyll 2-2, kurse një ditë më parë Kili u mposht nga Venezuela. Arturo Vidal shënoi sërish, por kjo nuk mjaftoi. Ekuador-Kolumbi ishte ndeshja me më shumë gola, pasi vendasit triumfuan me shifrat 6-1. /abcnews.al
E mërkurë, më 18 nëntor 2020
Paraguai-Bolivi 2-2
Uruguai-Brazil 0-2
Shënues: Arthur 33’, Richarlison 45’
Peru-Argjentina 0-2
Shënues: Gonzalez 17’, Martinez 28’
E martë, më 17 nëntor, ora 22:00
Ekuador-Kolumbi 6-1
Venezuelë-Kili 2-1
??? ????? ?? ?????????? de las #EliminatoriasSudamericanas al termino de la última fecha del 2020. pic.twitter.com/HHO06J5Fyk
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) November 18, 2020