VIDEO/ Brazili i pagabueshëm, triumfon në Paraguai. Argjentina ngec në shtesa

schedule10:57 - 9 Qershor, 2021

schedule 10:57 - 9 Qershor, 2021

Fitore në transfertë për Brazilin, teksa Argjentina nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Kolumbisë. Janë luajtur ndeshjet e raundit të gjashtë të fazës kualifikuese për Botërorin Katar 2020 në Amerikën Latine.

Brazili mposhti 0-2 Paraguain, duke siguruar fitoren e gjashtë në po kaq takime. Golat e Neymar dhe Lucas Paqueta i dhuruan suksesin pesë herë kampionëve të botës, të cilët kryesojnë me 18 pikë.

Ndeshje e bukur por pa fitues mes Kolumbisë dhe Argjentinës. Dueli i luajtur në Barranquilla përfundoi në barazim 2-2. Skuadra mike e nisi “zjarr” dhe e pa veten në avantazh të dyfishtë në minutën e tetë.

Cristian Gabriel Romero dhe Leandro Paredes (eurogol) ishin autorët e golave për kombëtaren albiceleste. Vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të evitojnë humbjen në pjesën e dytë.

Luis Muriel shkurtoi diferencën me një penallti, teksa golin e barazimit e realizoi Miguel Borja në minutat shtesë të ndeshjes. Vendi i dytë me 12 pikë për Argjentinën, ndërsa Kolumbia renditet e teta me 8 pikë.

Hap fals për Kilin, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Bolivisë. Erick Pulgar zhbllokoi ndeshjen në minutën e 69-të, por miqtë shënuan golin e barazimit nëntë minuta nga fundi me një penallti të kthyer në gol nga Marcelo Moreno.

Pa gola përfundoi sfida Venezuelë-Uruguai, ndërsa Peruja e vendit të fundit siguroi tre pikë të rëndësishme pas triumfit 1-2 në fushën e Ekuadorit. Katër skuadrat e para sigurojnë kualifikimin në Botëror, ndërsa vendi i pestë luan “play-off”. /abcnews.al