VIDEO/ Brazili “frymëzohet” nga Neymar, fiton ndaj Ekuadorit dhe ruan kreun

schedule09:33 - 5 Qershor, 2021

schedule 09:33 - 5 Qershor, 2021

Brazili zhvilloi mëngjesin e sotëm ndeshjen e parë eliminatore të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm dhe arriti ta fitojë, me gjithë trazirat e ditëve të fundit në skuadër, në lidhje me protestat e lojtarëve për organizimin e Kupës së Amerikës në Brazil dhe kërcënim për të mos marrë pjesë.

https://streamable.com/t8kgfu

Përballë ishte Ekuadori, që u largua i mundur 2-0. Sot në fushë Tite zbriti me më të mirët dhe arriti të fitojë, pa shumë telashe e pa derdhur shumë djersë. Ishte Neymar, që bëri thuajse gjithçka në metrat e fundit dhe i dha shokëve mundësinë të festonin vendin e parë në renditje pas 5 ndeshjeve (15 pikë, 4 më shumë se Argjentina).

Në pjesën e parë intensiteti nuk ishte në nivelin e duhur, por në të dytën 5 herë kampionët e Botës arritën të gjejnë golin me Richarlison, pas asistit të Neymar. Më pas në minutën e 4-t shtesë brazilianët gjetën edhe golin e dytë. Neymar fitoi penallti dhe e goditi po vetë, duke tundur rrjetën. /abcnews.al

https://streamable.com/rjem8c

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!