Botosani i Realdo Filit dhe Enriko Papës ka marrë një fitore të rëndësishme jashtë fushe ditën e sotme. 1-2 fitoi ekipi i dy lojtarëve shqiptarë në fushën e Gaz Metan në kampionatin rumun të futbollit.
https://streamable.com/g099x1
Kjo sfidë pati gjithçka: karton të kuq, penallti të humbur, autogol dhe eurogol. Fili u hodh në fushë në minutën e 78-të, teksa mesfushori nga Kuçova e ndoqi suksesin e shokëve të tij nga pankina.
https://streamable.com/d5ldf5
E premte fantastike për Albion Vrenezin në Bundesliga 2. Sulmuesi anësor i Regensburg, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar asist në ndeshjen shtëpiake ndaj Braunschweig.
https://streamable.com/fnl4s5
27-vjeçari dardan gjeti golat e parë sezonalë në minutën e pestë dhe 79-të, teksa dhuroi asistin e golit të dytë pas një ore lojë në triumfin 3-0 të ekipit të tij. Tjetër humbje për Varazdin në Kroaci.
Ekipi i Jorgo Pëllumbit dhe Agon Elezit, dy ish-lojtarëve të Skënderbeut në Superiore, u mposht 1-2 në fushën e vet nga Slaven Belupo.
Mbrojtësi korçar nuk u aktivizua në këtë ndeshje, të cilën Elezi e nisi si titullar. Vetëm një pjesë luajti 19-vjeçari nga Shkupi, pasi trajneri vendosi ta zëvendësojë në pushim. /abcnews.al